Neymar largohet nga Barcelona?

09:52 | 18 Korrik 2017
Arbresh Info

Paris Saint Germain raportohet se është e gatshme për të paguar klauzolën madhështore prej 222 milionë euro të sulmuesit Neymar.

Spekulime të ndryshme janë ngritur rreth të ardhmes së Neymarit te Barcelona, pasi thuhet që reprezentuesi brazilian dëshiron të dal nga hija e Lionel Messit dhe të bëhet një figurë udhëheqëse te një klub, transmeton portali arbresh.info.

PSG duket e gatshme për t’ia ofruar këtë mundësi dhe gazetari Gianluca Di Marzio i ‘Sky Sports Italia’ insiston që gjiganti në Liga 1 është serioz rreth nënshkrimit me 25-vjeçarit.

Ai thekson që ata tashmë janë të gatshëm për të shpenzuar 222 milionë euro për të aktivizuar klauzolën e lëshimit në kontratën e tij të cilën e nënshkroi në muajin tetor të vitit të kaluar dhe janë në pritje rreth vendimit të lojtarit nëse dëshiron apo jo të transferohet në Paris.

Po ashtu, mësohet që Barcelona është e gatshme nga ana tjetër të përmirësojë pagën e tij në mënyrë për të bindur atë të vazhdoj qëndrimin në klub, por PSG duket se do t’i ofrojë pagë më luksoze gjithashtu duke e ditur Barça vështirë se mund të garojë në aspektin financiar me rivalin evropian.

Sidoqoftë, duket se do të jetë aspekti i futbollit që do të vendos nëse Neymar do të pranojë apo jo transferimin. Aktualisht, ai është duke luajtur me disa nga lojtarët më të mirë në botë duke fituar shumë tituj dhe trofe gjatë katër viteve të tij te Barcelona dhe kjo shihet si një pikë qendrore e së ardhmes së tyre.

Megjithatë, përderisa ai ka fituar çdo trofe të mundshëm në nivelin me klube, Topi i Artë vazhdon të jetë i mangët për të dhe nuk është hera e parë që raporte të ndryshme sugjerojnë se sulmuesi duhet të largohet për të arritur majën duke dalur jashtë rrethit të Lionel Messit.

Koha do të zbulojë të vërtetën rreth ndonjë shanse serioze që PSG të nënshkruaj me të, por sigurisht kjo nuk është diçka që tifozët e Barcelonës dëshirojnë ta dëgjojnë sepse ata shpresojnë që treshja e tyre vdekjeprurëse në sulm të qëndrojë së bashku edhe për shumë vite./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme