Drejtori i PSG-së, Leonardo ka konfirmuar se ata janë në “negociata të avancuara” për largimin e Neymar, gjë që do t’i hap dyer Paulo Dybalas nga Juventusi.
Ish drejtori i Milanit ka folur para gazetarëve në një konferencë për shtyp këtë pasdite, transmeton portali arbresh.info.
Leonardo ka thënë se ata janë në “negociata të avancuara” për Neymarin për të gjetur një rrugë drejt largimit nga klubi, por “asgjë nuk është finalizuar ende. Ne të gjithë mendojmë se është e rëndësishme për të pasur të qartë të ardhmen”.
Natyrisht, raporte të ndryshme nga mediat franceze dhe italiane sugjerojnë se shënjestra e parë e Paris Saint Germainit për transferim do të jetë Paulo Dybala, transferimi i të cilit te Tottenham Hotspuri dështoi në ditën e fundit të afatit kalimtar në Premierë Ligë.
Duke marrë parasysh se do të jetë zëvendësues i Neymarit, paga nuk do të jetë problematike për parisienët.
Mbetet të shihet nëse Neymar do të ndërpres kontratën e tij me pëlqim të dyanshëm apo do të bie dakord rreth tarifës së transferimit me Barcelonën ose Real Madridin.
Mundo Deportivo sugjeron se Juventusi mund të jetë gjithashtu pas shërbimeve të Neymar, por mediat italiane e konsiderojnë këtë pak të mundshme./arbresh.info/
Zyrtare: Ruud Van Nistelrooy merr drejtimin e Leicester City...
Vullneti e quan ‘fake’, Gresa: Nuk je më i rëndësishëm për m...
Konsumatorët ankohen për ngitje çmimesh, kërkohet kontroll n...
Cilat kompani gjermane do të largojnë mijëra punëtorë?
Burimi pyet Sarën: A ishte mërzit nëse dal sonte?
Rohde përgëzon policinë e Kosovës dhe atë gjermane për aksio...