Google ADS

Neymar: Kylian Mbappe, një lojtar i madh

15:05 | 13 Shtator 2017
Arbresh Info

Ylli i Paris Saint Germain, Neymar ka lavdëruar sensacionin Kylian Mbappe.

Reprezentuesi brazilian beson që adoleshenti do të përmirësohet edhe më shumë te klubi i ri, transmeton portali arbresh.info.

“Është gjithmonë kënaqësi për të luajtur me lojtarë të mëdhenj, madje edhe pse ai është i ri në moshë”, ka thënë Neymar për ‘UEFA’.

“Për mua, ai është një lojtar i mrekullueshëm dhe ka potencial të përmirësohet edhe më shumë”

Neymar është transferuar te gjiganti francez nga Barcelona për 222 milionë euro gjatë merkatos verore, ndërsa Kylian Mbappe është huazuar nga AS Monaco./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme