Google ADS

Neymar konfirmon mega transferimin në Real Madrid?

14:46 | 9 Maj 2018
Arbresh Info

Neymar ka dhënë së fundmi një indikacion rreth mega transferimit të tij nga Paris Saint Germaini në Real Madrid.

Superylli brazilian nuk ka arritur të luaj për gjigantin francez që nga muaji shkurt për shkak të këmbës së thyer, por kjo nuk ka arritur të ndal thashethemet rreth një transferimi te ‘Los Balcos’, transmeton portali arbresh.info.

Neymar ishte prezent mbrëmjen e së martës te ndeshja ku PSG mposhti në finale Les Herbiers duke siguruar Kupën e Francës. Përveç kësaj, Neymar pritet të luaj për PSG-në para përfundimit të sezon në mënyrë për të treguar se është i gatshëm për Kampionatin Botëror.Mbi të gjitha, Neymar vazhdon të përflitet vazhdimisht rreth transferimit në Real Madrid dhe gazeta spanjolle ‘AS’ së fundmi ka zbuluar një storie se ylli është në bisedime me gjigantin spanjoll.

Neymar i dha një tjetër valë këtyre thashethemeve duke lënë një indikacion të madh përmes rrjete sociale. Ai ka filluar të ndjek (follow) në rrjetin social Instagram kapitenin e Real Madridit – Serigo Ramosin.

Në foton më poshtë mund të shikoni që Ramos është tani në listën e personave që Neymar ndjek./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme