Neymar dëshiron kalimin te Real Madrid.
Sulmuesi brazilian u ka bërë të qartë drejtuesve të PSG-së se dëshiron të largohet nga Franca, për t’iu bashkuar Real Madridit.
Është ‘Goal.com’ që raporton se 26 vjeçari tashmë ka zgjedhur të ardhmen e tij, rikthimin në La Liga, te skuadra e Real Madridit.
Por, largimi i tij nuk do të jetë i lehtë sipas kësaj medie.
‘Goal.com’ thotë se PSG do të bëjë gjithçka për të mbajtur Neymarin, duke mos i lejuar një kalim të lehtë te ‘Los Blancos’.
Kujtojmë se Neymar një vit më parë la Barcelonën për t’iu bashkuar PSG-së për 222 milionë euro.
Inaugurohet fillimi i punimeve për ndërtimin e Parkut Indust...
Dita e Forcës, Ministria e Mbrojtjes dhe FSK të mërkurën org...
Ambasadori izraelit: Marrëveshja për armëpushim me Hezbollah...
Pati një paraqitje të jashtëzakonshme ndaj Akron – Mirlind D...
Dita Ndërkombëtare kundër Dhunës ndaj Grave, Hoxha: Të ndërt...
Shërbimi i Self Check-in tani edhe në Aeroportin e Prishtinë...