Neymar “ka kërkuar nga UEFA të përjashtohet nga Liga e Kampionëve” pas dështimit për të paguar tarifën prej 23 milionë funta për besnikëri.
Bazuar nga gazeta spanjolle ‘AS’, ylli brazilian është këshilluar nga avokatët e tij për të marrë këtë aksion ekstrem, transmeton portali arbresh.info.
Neymar iu bashkua Paris Saint Germainit gjatë verës nga Barcelona për një tarifë rekorde prej 222 milionë euro, marrëveshja e arritur qartë në kushte të këqija. Megjithatë, pavarësisht kërkesës së lojtarit, UEFA ka reaguar menjëherë duke refuzuar kërkesën e sulmuesit brazilian.
Ndërkohë, drejtori i gjigantit në La Liga, Raul Sanllehi, zyrtarisht është larguar nga klubi. Sanllehi luajti një rol të madh në transferimin e Neymarit në Spanjë katër vite më parë, por tani është larguar.
Gazeta spanjolle ‘Marca’ pretendon se “gjithçka ka ndodhur me vullnetin e tij” por ishte “i shqetësuar dhe i frustruar” kur Neymar u largua nga klubi në Camp Nou.
Nga ana tjetër, ‘El Pais’ pretendon se Paris Saint Germaini është duke u përballur me dilema të mëdha në Ligë të Kampionëve. Gazeta spanjolle beson që gjiganti në Liga 1 mund të detyrohet të shes tetë lojtarë apo të përballet me përjashtimin nga kompeticioni elitë në Evropë për shkak të rregullave nga FFP.
Angel Di Maria, Javier Pastore, Blaise Matuidi, Lucas Moura, Julian Draxler, Hatem Ben Arfa dhe Thiago Silva pritet të largohen tani në janar./arbresh.info/
“Economic Times”: Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për...
“Komorani dhe Tirana”, Vullneti ngacmon Drilonin për Sarën
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për...
Nisma sot mban konventën për prezantimin e programit dhe kan...
“Gati shqipe!”, Rama, sot takim me shqiptarët në...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju