Sulmuesi i PSG-së, Neymar ka kërkuar nga klubi francez të transferojë yllin e Barcelonës, Lionel Messi para Manchester City-t.
33-vjeçari ka kërkuar largimin nga “Camp Nou” dhe është insistuar që sa më shpejtë të largohet, pavarësisht që klubi katalunas nuk është duke e lejuar, transmeton portali arbresh.info.
Sidoqoftë, sipas Sky Sports, braziliani ka kërkuar nga sheikët e Katarit, të bëjnë ndonjë ofertë për Messi-n.
Neymar do të donte shumë që të luante pranë ish-bashkëlojtarit në “Parkun e Princave”.
Mirëpo, destinacioni i preferuar i argjentinasit mbetet Manchester City dhe ribashkimi me trajnerin Pep Guardiola.
Barcelona dhe Messi mund të takohen në gjyq, nëse klubi katalunas nuk e lejon t’i aktivizohet klauzola e lirimit si lojtar i lirë, e cila i ka skaduar në qershor./arbresh.info.
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...
McKee: Nuk pres që ShBA-ja të ndryshojë qasje ndaj Kosovës
Hamza: Buxheti i shtetit duhet të rritet si rezultat i rritj...
Superliga rikthehet sot me dy superduele
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë