Neymar ka kërcënuar me largim PSG-në nëse ata nënshkruajnë me superyllin Cristiano Ronaldo.
Braziliani në formë sensacionale u largua nga Barcelona për transferim në Parc des Princes për një tarifë rekorde prej 222 milionë euro, transmeton portali arbresh.info. Ai ka krijuar spektakël në kryeqytetin francez dhe mbajtur formën e tij ndërkohë që Paris Saint Germain kryeson në tabelën e Ligës 1.
Neymar ka shënuar 18 gola për vendin dhe klubin e tij këtë sezon, por ka pasur thashetheme që ylli portugez mund t’i bashkohet atij në Paris Saint Germain.
Ronaldo, i cili është afër përfundimit të karrierës së tij, mund të largohet nga klubi pasi presidenti Florentino Perez është duke kërkuar për të freskuar skuadrën e tij.
Por, bazuar në gazetën spanjolle ‘Don Balon’, Neymar do të shfrytëzoj të gjithë fuqinë e tij për të parandaluar këtë. Raporti shton që Neymar iu bashkua PSG-së për të qenë “lideri i padiskutueshëm” dhe 25-vjeçari ka frikë që transferimi i Ronaldos do ta vendoste atë në hije.
Prandaj, Neymar ka lansuar një ultimatum ndaj hierarkisë së Parisit. Ai thotë se nëse ata nënshkruajnë me Ronaldo, ai do të përpiqet me forcë për të kaluar diku tjetër./arbresh.info/
Në zonën 60 km/h voziti 117 km/h, policia shqipto gjobë prej...
Hamzën në Hannover dhe Köln: Kosova është shtëpia jonë e për...
Vazhdojnë paraqitjet e mira të Zhegrovës – shpallet lojtari ...
Osmani: Kosova dhe Kanadaja do ta fillojnë Programin e Bashk...
Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për K...
Erdogan synon rritjen e tregtisë me Rusinë