Superylli i Brazilit ishte i pushtuar me emocione pas fitores së siguruar në minutat e fundit kundër Costa Ricas.
Imazhet e Neymarit në Kampionatin Botëror “Rusia 2018” do të mbesin përgjithmonë në mendjen e të gjithëve, shkruan portali arbresh.info.
Menjëherë pas fishkëllimës së fundit nga gjyqtari në fitoren 2 me 0, Neymar ra në gjunjët e tij dhe filloi të qante para miliona shikuesve në botë. Spekulimet ishin të shumta rreth arsyes pse bartësi i fanellës me numër 10 u pushtua nga emocionet.
Ishte ndenja që shënoi golin e fundit dhe mjaftë të rëndësishëm, apo nga rikujtimi i largimit katastofik të Brazilit në duart e Gjermanisë në vitin 2014?
Ndoshta problemet e tij të përsëritura me lëndime janë ende duke i shkaktuar shqetësime?Por, lojtari ka reaguar vet në rrjete sociale dhe tregoi se lotët e derdhur ishin nga kënaqësia.
“Jo të gjithë e dinë se me çka jam përballur deri kam ardhur këtu”, ka shkruar Neymar në Instagram. “Lotët ishin kënaqësi, tejkalim. Në jetën time gjërat nuk kanë qenë të lehta, nuk do të jenë as tani!”
“Ëndrra vazhdon, jo ëndrra, është synim real! Urime për ndeshjen”
Pra, ne mund të arrijmë në përfundim, ai është një njeri, ashtu si unë dhe ti./arbresh.info/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?