Trajneri i Paris Saint Germain, Unai Emery ka zbuluar se Neymar nuk do të jetë pjesë e skuadrës së tij për ndeshjen kundër Strasbourgut në kuadër të Kupës së Ligës për shkak të një “çështje të rëndësishme familjare”.
Reprezentuesi brazilian u rikthye në vendlindjen e tij vikendin e kaluar për shkak të suspendimit për ndeshjen ndaj Lelles, të cilën parisienët e fituan me rezultat 3 me 1, transmeton portali arbresh.info.
Emery ka konfirmuar që Neymar nuk do të luaj gjithashtu kundër Strasbourgut në Stade de la Meinau mbrëmjen e sotme (e mërkurë), por nuk zbuloi të gjitha arsyet e mungesës së superyllit të transferuar për 222 milionë euro.
“Ai më thirri mua mbrëmjen e së shtunës dhe më tha se ka një gjë të rëndësishme në familjen e tij dhe më pyeti nëse klubi dhe unë jemi dakord për të lejuar atë që të shkoj në Brazil”, u ka thënë Emery gazetarëve.
“Ishte e rëndësishme për të. Elementi human është i rëndësishëm, nganjëherë puna shkon në prapavijë”
E ardhmja afatgjate e Neymarit në Parc des Princes duket e paqartë dhe thuhet që transferimi i tij në Real Madrid është në letra./arbresh.info/
I pandalshëm Edon Zhegrova – ylli kosovar gjen golin në sfid...
Banorët e Bazelit miratojnë fondet publike për Eurovision
Bajrami: Të gjithë ata që mbrojnë të korruptuarit, janë të k...
Anisa: Xheneta nuk ka pasë pëlqim të vërtetë ndaj Gjestit, p...
S’ka gola në Ferizaj
Hamza: Bashkatdhetarët në Köln u bashkuan me ne për ta bërë ...