Neymar iu ofrua Barcelonës dhe klubi spanjoll ku ai kaloi katër sezone të suksesshme hodhi poshtë mundësinë e kthimit të tij.
Ndër të tjera, braziliani fitoi dy kampionate spanjolle dhe Ligën e Kampionëve me skuadrën, gjersa luajti 186 ndeshje me një performancë prej 105 golash dhe 76 asistime, pas së cilës u largua për në PSG.
I pakënaqur me situatën atje, ai i kërkoi agjentit të tij të negocionte me Barçën, por ideja e tij për t’u rikthyer u refuzua.
Goal.vom shkruan se pas vendimit të Barcelonës qëndrojnë dy arsye. E para ka të bëjë me financat. Barcelona është në një situatë të vështirë financiare dhe vështirë se mund t’i ofrojë Neymar paratë që ai merr në PSG dhe mund t’i marrë diku tjetër.
Aktualisht luan për PSG-në, me të cilin ka kontratë deri në verën e vitit 2025, për 40.8 milionë euro në sezon.
Arsyeja e dytë lidhet me atmosferën në skuadër. Klubi beson se ardhja e një ylli të tillë mund të prishë marrëdhëniet mes lojtarëve dhe se më pas mund të ndikojë në performancën e skuadrës në sezonin në të cilin Barcelona po mbron titullin në Spanjë.
Ruben Amorim merr vendimin e parë – bllokon largimin e yllit...
Mike Johnson: Programi i Trump-it nuk përfshin dëbimin e emi...
Gjesti dhe Xheneta sqarohen, diskutojnë gjerë e gjatë
Një qytetar nga Podujeva dorëzon në polici para të gjetura
Dita Botërore e foshnjeve të lindura para kohe – Një p...
Anisa-Anës: Po të kishe aq shumë vëmendje, nuk do dilje më p...