Sulmuesi i PSG-së, Neymar dëshiron që në verë të rikthehet te Barcelona.
Braziliani ka shprehur dëshirën për tu rikthyer në “Camp Nou” në 12 muajt e fundit, por dy klubet nuk janë duke arritur marrëveshje, transmeton portali arbresh.info.
PSG verën e kaluar kërkoi nga gjiganti katalunas 200 milionë euro për Neymar, por Barcelona refuzoi të paguajë këtë vlerë të lartë.
Ndërsa, këtë herë gjiganti francez kërkon 150 milionë euro, pasi Neymar nuk ka pranuar ta rinovojë kontratën.
Thuhet se kapiteni i Brazilit dëshiron të largohet nga PSG si lojtar i mirë, andaj do bëjë çmos që këtë sezon të fitojë Ligën e Kampionëve.
Neymar shënoi në dy ndeshjet në 1/16 e Ligës së Kampionëve duke i ndihmuar PSG-së të kualifikohet në çerekfinale./arbresh.info.
Arrestohet shqiptarja në Londër, mori pjesë në protestat pro...
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”
Dhjetra të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë dhe Liban
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...