Ylli i kombëtares së Brazilit, Neymar edhe njëherë me radhë ka bërë me dije se dëshira e tij e madhe do të ishte ta shihte Coutinhon me fanellën e Barcelonës.
Kjo dyshe po shkëlqen me kombëtaren braziliane dhe Neymar është i bindur se bashkëkombësi i tij do ta bënte një gjë të tillë edhe në Camp Nou.
“Unë do ta transferoja menjëherë”, ka thënë Neymar për Mundo Deportivo.
“Nga të gjithë lojtarët e tjerë të Brazilit, Coutinho është i pari që do të doja ta shihja duke luajtur me Barcelonën”.
Coutinho sapo ka vazhduar kontratën me Liverpoolin dhe nuk është bërë e ditur klauzola të cilën i ka vënë klubi lojtarit për largimin e tij të mundshëm nga Anfield. /Arbresh.info
Arsenali po synon shkëmbimin e lojtarëve me Milanin për ta m...
Zelensky: Ushtarët e Koresë së Veriut po dërgohen në betejë ...
Gjendet pa shenja jete një 27 vjeçare në Zhur të Prizrenit
Vëllai i Madh me ofertë për Laurentin dhe Fitimin, njërin do...
Sa mjaltë në ditë mjafton për imunitet të mirë?
Shenjat e horoskopit që e shijojnë beqarinë