Skuadra parisiane mori epërsinë nga pika e bardhë por kur Neymar pyeti nëse mund të gjuante ai goditjen nga pika e bardhë, sulmuesi uruguaian thjeshtë refuzoi bashkëlojtarin e tij të ri.
Neymar u transferua te Paris Saint Germaini për një tarifë rekorde prej 222 milionë euro për t’iu shmangur hijes së Lionel Messit në Barcelonës, por Edinson Cavani nuk ishte i gatshëm për t’i dhuruar atij goditjen nga pika e bardhë në fitoren e tyre 3 me 0 ndaj Saint Etiennes në Parc des Princes, transmeton portali arbresh.info.
Kur shifrat ishin 0 me 0, PSG fitoi një penalti dhe Neymar kërkoi të ishte akorduesi i tij duke pyetur sulmuesin uruguaian për topin.
Cavani, i zgjedhuri nga PSG për penalti, injoroi kërkesën nga sulmuesi brazilian dhe shënoi nga pika bardhë në minutën e 20′./arbresh.info/
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...