Neymar i lënduar, mungon ndaj Lyonit

20:00 | 20 Janar 2018
Arbresh Info

Neymar mungon në vizitën që Paris Saint Germain i bënë Lyonit në kuadër të Ligës 1 këtë të diele për shkak të një lëndimi në kofshë.

Braziliani nuk është i përfshirë në skuadrën e trajnerit Unai Emery, ndërkohë që PSG vazhdon qëndrimit në krye të tabelës me nëntë pikë të pastra ndaj Lyonit që gjendet në pozitën e dytë, transmeton portali arbresh.info.

Neymar shënoi katër gola dhe hat-trick’un e tij të parë për PSG-në në performacën e tyre të jashtëzakonshme ndaj Dijonit të mërkurën e kaluar duke fituar me rezultat 8 me 0.

Por, lojtari më i shtrenjtë në histori të futbollit duket se ka problem me lëndime dhe prandaj do të mungoj në ndeshjen si mysafirë kundër Lyonit.

PSG është gjithashtu në mungesë të mesfushorit veteran Thiago Motta./arbresh.info/

https://twitter.com/PSG_inside/status/954765898279243776

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme