Neymar i ka thënë Paris Saint Germainit për të kthyer atë në Barcelonë duke refuzuar kështu interesimin e shfaqur nga Real Madridi.
Ylli brazilian pësoi një lëndim në ligamente në kyç të këmbës gjatë një miqësore të zhvilluar në mesnatë dhe do të jetë jashtë Kupës së Amerikës, transmeton portali arbresh.info.
Bazuar në një raport nga gazeta katalunase Sport, 27-vjeçari ka refuzuar interesimin nga Real Madridi pavarësisht përparësive të mëdha nga Florentino Perez.
Ata pretendojnë se Perez dhe asistenti Jose Angel Sanchez kanë tentuar për të bindur Neymarin.
Perez ishte rrugës për të diskutuar me yllin e PSG-së gjatë ndarjes së çmimeve për Topin e Artë në vitin 2017 – lëvizje që thuhet se zemëroi superyllin Cristiano Ronaldo që më pas reagoi duke u larguar nga Bernabeu.
Real Madridi është përfolur vazhdimisht për transferimin e ti, por “ëndrra e tij” është të kthehet në Camp Nou, ku ka shënuar 68 gola brenda 123 paraqitjeve nga viti 2013 deri në vitin 2017./arbresh.info/
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...