Neymar i dërgoi mesazh PSG-së para ndeshjes kundër Real Madridit

20:46 | 6 Mars 2018
Arbresh Info

Neymar i ka bërë një thirrje bashkëlojtarëve të tij në Paris Saint Germain para ndeshjes sotme të skuadrës së tij në Ligë të Kampionëve kundër Real Madridit.

Superylli brazilian nuk do të jetë pjesë e gjigantit francez për pjesën tjetër të sezonit pasi ka thyer një eshtër në këmbën e tij e majtë, transmeton portali arbresh.info.

Skuadra e Zinedine Zidanes nis ndeshjen kthyese pas avantazhit 3 me 1 të siguruar në Bernabeu.

26-vjeçari është operuar në Brazil gjatë vikendit dhe iu ka dërguar bashkëlojtarëve të tij një mesazh për ndeshjen e madhe sonte (e martë):

“ALLEZ PARIS”, ka shkruar Neymar në Instagram.

/arbresh.info/

https://instagram.com/p/Bf_CF60jBRX/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme