Sulmuesi i Paris Saint Germainit, Neymar është suspenduar pas kartonit të kuq në ndeshjen ndaj Marseilles.
Braziliani është suspenduar për një ndeshje që do të thotë se do të mungoj në ndeshjen e sotme (e premte) kundër Nices, por do të rikthehet në aksion për liderin e Ligës 1 për ndeshjen ndaj Angers, transmeton portali arbresh.info.
Megjithatë, suspendimi do të thotë se në rast që ofendon gjyqtarin në një ndeshje tjetër atëherë do të ndëshkohet më rëndë.
Kundër Marseilles, sulmuesi reagoi ashpër në një sfidë nga prapa ndaj Lucas Ocampos në minutën e 87′ duke rrëzuar anësorin argjentinas. Kjo rezultoi në kartonin e dytë të verdhë për lojtarin me vlerë prej 222 milionë euro, megjithëse PSG siguroi një pikë në këtë ndeshje falë Edinson Cavanit.
Unai Emery do të jetë në mungesë të lojtarit që theu rekord botëror për tarifën e transferimit në Parc des Princes, por shpreson që Cavani dhe Kylian Mbappe do të jenë të mjaftueshëm për përballjen e së premtes./arbresh.info/
https://twitter.com/goal/status/922206098295312384
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...