Google ADS

Neymar gjithashtu e godet Bartomeun, komenton në lamtumirën e Messit për Suarezin

15:09 | 25 Shtator 2020
A. B.

Lionel Messi i ka dhënë lamtumirën Luis Suarezit mes kritikave për klubin, për Barcelonën. Edhe Neymar është futur në këtë mesele, duke kritikuar Josep Bartomeun.

Suarez, shoku më i ngushtë i argjentinasit – zyrtarisht do të luajë te Atletico Madrid sezonin 2020/21.

Më së rëndi e ka përjetuar këtë Lionel Messi, që përmes një postimi në Instagram ka thumbuar kryesinë e klubit, në veçanti presidentin, Josep Bartomeu.

“Nuk e ke merituar të të largojnë në këtë mënyrë, por tashmë nuk befasohem”, shkroi Messi, duke thumbuar në veçanti Bartomeun, njeriun që nuk e lejoi të largohet nga Barcelona këtë verë pasi kërkoi një gjë të tillë përmes ‘burofax’.

Menjeherë ka reaguar shoku i tyre, shoku i Luis SUarez dhe Leo Messi – Neymar Junior.

Ai gjithashtu u largua mes polemikave në vitin 2017 dhe besohet pas problemeve me kryesinë e klubit.

“E pabesueshme se si i bëjnë gjërat”, komentoi Neymar në postimin e Messit në Instagram.

MSN e famshme luajtën së bashku te Barcelona për disa sezone, duke qenë ankth për çdo kundërshtar. /Gazeta Express/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme