Sulmuesi i PSG-së, Neymar e ka pranuar se ka dashur t’i ribashkohet Barcelonës gjatë verës në mënyrë që të jetë i “lumtur”.
Reprezentuesi brazilian u largua nga Camp Nou për transferim në Parc des Princes për një tarifë rekorde prej 222 milionë euro në vitin 2017, transmeton portali arbresh.info.
Megjithatë, ai është përfolur shumë për rikthim te Barcelona dhe transferim në Real Madrid gjatë gjithë verës.
Neymar tani ka pranuar se ka dashur të rikthehet në Barcelonë që të jetë i lumtur, megjithëse i është betuar tifozëve të PSG-së se do të jap gjithçka gjatë qëndrimit të tij në klub.
“E kuptoj se si ata [tifozët e klubit] janë duke u ndier. Jam duke u përpjekur për ta kuptuar këtë, por unë i kërkoj atyre të më kuptojnë edhe ata mua gjithashtu”, ka thënë ai për OTRO.
“Kur ju nuk jeni të lumtur, çfarëdo pune që bëni, ju tentoi të largoheni, të punoni duke tjetër t’i ndryshoni punët. Kjo është ajo që unë kam dashur. Jam përpjekur për të gjetur lumturinë, por në fund qëndrova dhe siç e kam thënë, do të jap më të mirën”
“Është situatë sikur në mes të një burri dhe gruaje, është pjesë e marrëdhënies. Ne luftojmë, më pas ne bëjmë paqe dhe dashuria kthehet”
PSG është në Belgjikë për ndeshjen ndaj Club Brugges në Ligë të Kampionëve mbrëmjen e sotme (e martë)./arbresh.info/
Kurti: Tre milionë euro investim në arsim për Komunën e Mali...
Rrëzimi i aeroplanit në Kazakistan, Rama: Shprehim ngushëlli...
Papa Françesku bën thirrje t’i jepet fund luftës në Uk...
Murati: Secili që dëshiron mund të heq dorë nga lista përfit...
Sjellja e tmerrshme e Xum Allushit ndaj banorit të ri nga Ko...
Nicole Kidman zbulon filmin e saj të preferuar të të gjitha ...