Google ADS

Neymar e mbështet Vinin për të fituar Topin e Artë

12:23 | 4 Qershor 2024
D.H

Vinicius Jr ka kaluar një sezon t jashtëzakonshëm me Real Madridin duke arritur të fitoj Chmapions Leaguen, La Ligan dhe Superkupën e Spanjës.

Gjatë gjithë sezonit ai realizoi 24 gola dhe 11 asistime në 39 ndeshje të luajtura, shkruan Arbresh.info.

Me këto statistika ai është njëri nga pretendentët kryesor për të fituar Topin e Artë.

Mbështetje po merr edhe nga bashkëkombësi i tij Neymar Jr.

Futbolli i Al-Hilal theksoi se ai do të mbështet Vinin për të fituar Topin e Artë.

“Ne kemi një marrëdhënie të mrekullueshme. Unë e dua Vinin, ai është një mik i madh me të cilin më prezantoi futbolli. Patjetër që do të kërkoj që ai të fitojë Topin e Artë”.

Vinicius ka edhe një sfidë para vetës këtë verë, Copa American dhe një sukses me Brazilin në Kupën e Amerikës do të afrohej edhe më shumë tek çmimi më i vlefshëm individualisht në karrierën e tij./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme