Google ADS

“Neymar duhet t’i bashkohet Real Madridit për tu bërë më i miri”

23:07 | 22 Prill 2018
Arbresh Info

Rivaldo beson që Neymar nuk mund të vlerësohet si futbollisti më i mirë në botë përderisa vazhdon qëndrimin në Paris Saint Germain.

Ish ylli i Barcelonës dhe Brazilit thotë se Neymar duhet t’i bashkohet Real Madridit në nëse dëshiron të konsiderohet si lojtari më i mirë në botë, transmeton portali arbresh.info.

“Unë madje i kam thënë [Neymarit] se ai mund të jetë lojtari më i mirë në botë”, ka zbuluar Rivaldo. “Por, unë besoj që nëse ai qëndron në PSG kjo nuk do të ndodhë. Ai duhet të largohet nga PSG”

“Futbolli për të, nëse ai dëshiron të jetë lojtari më i mirë në botë, duhet të jetë në Spanjë. Nëse ju shkoni dhe analizoni, këtu është Anglia, Spanja, Italia, Gjermani – të gjitha ndryshe, por unë jam duke folur për një futboll kompetitiv”

“Barcelona, për shkak të situatës së tij, është e vështirë. Por, unë besoj që, nga ajo që kam dëgjuar, nga njerëzit që më sjellin mua informata, ai ka një shans për të luajtur në Real Madrid”

“Atëherë por, unë mendoj se mund të jetë lojtari më i mirë në botë”

Neymar është afër rikthimit nga lëndimi që pësoi në fund të muajit shkurt te PSG./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme