Real Madridi ishte klubi i ëndrrave për Neymar kur ishte 16 vjeçar.
Neymar është afër largimit nga Barcelona dhe destinacioni i mundshëm i brazilianit është Paris Saint Germaini, që ka vendosur të paguajë klauzolën e lirimit prej 222 milionë eurove.
Para transferimit në Barcelonë, Neymar ishte kërkuar edhe nga Real Madridi, që duke se ishte klubi i ëndrrave.
Këtë e ka zbuluar Marca nga një intervistë të nxjerrë nga arkiva kur Neymar ishte vetëm 16 vjeçar.
“Klubi i ëndrrave? Real Madridi”, kishte thënë Neymar, shkruan Marca.
Pas “El Clasicos”, ku Barcelona fitoi 3:2, sipas Marca dhe AS, Neymar u përshëndet me lojtarët e Realit dhe ish lojtarin e “Los Blancos”, Baptistan, shkruan Ekspress.
Ai qëndroi në dhomat e zhveshjes të Madridit për 15 minuta, teksa u largua nga zhveshtorja e tyre me dy fanella të “Los Blancos”.
Gjyqtarët kosovarë delegohen për ndeshjen e UEFA Youth Leagu...
Kurti mirëpriti arkitektin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovë...
Tërmet në Japoni, sa ishte magnituda
Kombëtarja e Kosovës nis përgatitjet për miqësoret ndaj Esto...
Për çfarë Sara po e akuzon Gjestin se i mori?
Kearns, Vuçiqit: Mohimi është vazhdimësi e krimeve, ajo që f...