Google ADS

“Neymar do të pensionohet në PSG”

14:45 | 5 Shtator 2019
Arbresh Info

Presidenti i La Ligas, Javier Tebas ka thënë se Neymar do të pensionohet në PSG.

Sulmuesi brazilian është përfolur shumë gjatë gjithë verës për rikthim te Barcelona nga e cila u largua dy vite më parë për një tarifë rekorde prej 222 milionë euro, transmeton portali arbresh.info.

Por, Tebas beson se një lëvizje e tillë nuk mund të ndodhë as në të ardhmen duke paralajmëruar se Neymar do të pensionohet te kampioni i Francës

“Ne tashmë e kemi thënë këtë, është e pamundur për një skuadër evropiane për të paguar atë shifër: 226 milionë euro dhe 27 milionë euro neto për lojtarin”, thekson drejtuesi i kampionatit spanjoll.

27-vjeçari, i cili aktualisht është pjesë e skuadrës së Tites te Brazili, thuhet se ka shpërthyer në lot me të mësuar se rikthimi i tij në Spanjë është i pamundur./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme