Neymar Junior nuk do të marrë pjesë në Copa America 2024, në program në muajin qershor dhe korrik në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shkaku i lëndimit të rëndë të pësuar në muajin tetor.
Lajmin e ka bërë të ditur ekipi mjekësor i Kombëtares braziliane.
Ylli i “Seleçaos” u lëndua gjatë humbjes nga Uruguai në Montevideo në ndeshjen kualifikuese për Botërorin 2026, përcjell “Gazeta Express”.
Ish-futbollisti i Santosit, Barcelonës e Paris Saint-Germainit u largua nga fusha e blertë me barelë dhe duke qarë, ndërsa u operua në muajin nëntor për shkak të këputjes së ligamentit të kryqëzuar dhe të miniskusit në gjurin e majtë.
“Atij do t’i nevojiten së paku nëntë muaj rehabilitim për t’u rikthyer dhe për të luajtur pas një lëndimi të tillë, njëri prej më të rëndëve për një lojtar”, deklaroi mjeku brazilian, Rodrigo Lasmar, duke e hedhur poshtë mundësinë që Neymar të mund të marrë pjesë në Copa America, e cila do të nisë më 20 qershor dhe do të mbyllet më 14 korrik, eveniment ky që i bashkon dhjetë Kombëtare të Konfederatës Jug-Amerikane të Futbollit (Conmebol) dhe gjashtë të Konfederatës Futbollistike të Amerikës së Veriut, Amerikës Qendrore dhe të Karaibeve (Concacaf).
“Nuk do të ketë kohë, është shumë herët. Nuk ka sens të ngutemi dhe ta rikthejmë në këmbë para kohës dhe të shfaqim rreziqe të panevojshme”, deklaroi Lasmar për “Radio brasiliana 98 Fm”.
“Duhet të jemi të durueshëm. Të flasim për një rikthim para nëntë muajve është herët”, vazhdoi ai.
Mjeku po ashtu foli edhe për rikthimin nga lëndimi i rëndë 31 vjeçari, i cili luan në ekipin saudit Al-Hilal.
“Presim që pas kësaj periudhë ta shërohet plotësisht, i gatshëm për t’u rikthyer për të luajtur në nivele të larta, me rezultate të mira, pa asnjë lloj kufizimi”, përfundoi Lasmar
Aeroplani bie në qendër të qytetit Gramado në Brazil, 10 per...
Real Madridi shënon fitore të madhe ndaj Sevillës, ngritët n...
Ftohtë dhe reshje borë, parashikimi i motit për pesë ditët e...
”Ti je ma rrugaçe se unë”, Përplasen sërish Driloni e Xhenet...
Aksident mes tri automjeteve në Prishtinë, lëndohen dy perso...
Masar Omeragiq presidenti i ri i Federatës së Futbollit në M...