Mbrojtësi i Real Madridit, Achraf Hakimi ka thënë se Neymar do të ishte i mirëpritur në skuadër.
Ylli i Paris Saint Germain është shënjestër e ‘Los Blancos’ për transferim kur të rihapet merkato e transferimeve pas vetëm një viti të kaluar te gjiganti francez në Liga 1 nga transferimi rekord prej 222 milionë euro, transmeton portali arbresh.info.
“Të gjithë lojtarët më të mirë në botë kanë një vend në Real Madrid”, u ka thënë Hakimi ndjekëseve të tij në rrjetin social Twitter në seksionin pyetje dhe përgjigje.
Lojtari i Real Madridit ka folur gjithashtu për finalen e ardhshme në Ligë të Kampionëve të skuadrës së tij në Kiev dhe vështirësitë që mund të kenë kundër Liverpoolit.
“Ne jemi duke punuar shumë mirë në baza ditore”, ka shtuar Hakimi. “Do të jetë një finale e bukur, por një ndeshje e vështirë”
“Liverpooli ka shfaqur që është një finalistë i mrekullueshëm. Ne gjithashtu kemi eliminuar skuadra të mrekullueshme për të qenë në gjendje për të shkuar në Kiev.
Pavarësisht raporteve se Neymar do të transferohet këtë verë në Bernabeu, sulmuesi duket se ka hedhur poshtë këto pretendime duke thënë se është “krenar” në PSG pas publikimit të fanellave të reja./arbresh.info/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...