Santos, Barcellona dhe Paris Saint-Germain.
Megjithatë, karriera e Neymar mund të kishte shkuar shumë ndryshe. Po, sepse jo shumë e dinë se para transferimit të brazilianit në Katalonjë, Lokomotiva e Moskës ka qenë shumë afër blerjes së tij.
Parapaskena është zbuluar nga presidenti i klubit rus Lok Nikolari Naumov në një intervistë të dhënë për Sport-Express.
Ka qenë 2018-ta dhe O’Ney ka marrë pjesë në Kupën e Mesdheut me fanellën e Santos-it. Brazilianët janë përballur në finale pikërisht kundër Lokomotivës së Moskës, që është magjepsur nga talenti i një Neymar 16-vjeçar në atë kohë.
Duheshin rreth 12 milionë euro për ta blerë dhe presidenti ishte gati të bënte ofertën: “Kemi bërë disa vlerësime për të kuptuar nëse ia vlente ta blinim. Ishim të interesuar dhe vëzhguesit tanë po e ndiqnin”, ka pranuar presidenti i rusëve.
Por, në fund, diçka, në këtë rast dikush, ndaloi transferimin. “Para se gjithash, ishte shumë i ri. Së dyti, nuk dihej se si do të ndihej në Rusi. Ishte aq i brishtë, shumë i dobët. Kjo është arsyeja pse u tërhoqëm dhe më pas, në atë pozicion kishim Gatagov. Luante si Neymar”.
Rusi Alan Gatagov e ka mbyllur karrierën në Estoni, te Levadia pa shumë lavdi në vitet e tij si profesionist
Këmbësori goditet nga vetura te Bill Clintoni në Prishtinë
KOSTT: Rikthehet furnizimi me rrymë në Gjilan
Rriten rastet e norovirusit në ShBA
Haradinaj e çon Specialen në Gjykatën e Strasburgut
Ronaldo këshillon lojtarët e Man Cityt se si ta tejkalojnë k...
Vendoset gurthemeli i çerdhes së re në Rekë-Vatë të Komunës ...