Yjet e Barcelonës, Neymar dhe Lionel Messi siç duket kanë prishur raportet me njëri-tjetrin.
Neymar dhe Messi së bashku me Luis Suarezin kanë formuar linjën frontale më të frikshme në futbollin evropian, transmeton portali arbresh.info. Por, gjithçka tjetër jashtë fushës nuk shkon aspak mirë.
Bazuar në gazetën spanjolle ‘Diario Gol’, Messi është i frustruar nga sjellja e reprezentuesit të Brazilit.
Thuhet se Messit nuk i pëlqen qëndrimi i Neymarit dhe mendon se ai është “egoist”. Po ashtu, raporti nga gazeta e lartpërmendur shton se Neymar ka pasur një qëndrim të tillë ndaj Messit qysh pas transferimit të Suarezit në klub.
Besohet që Messi është marrë më shumë me reprezentuesin uruguaian dhe Neymar është ndierë që nga atëherë i neglizhuar.
Sidoqoftë, Messi dhe Neymar duhet të lënë mosmarrëveshjet e tyre mënjanë dhe të kërkojnë titullin në La Liga në garën ndaj Real Madridit./arbresh.info
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...