Google ADS

“Neymar dhe Mbappe do të ishin perfekt për Real Madridin”

08:40 | 5 Korrik 2018
Arbresh Info

Ish reprezentuesi i Spanjës, Luis Garcia beson se Neymar dhe Kylian Mbappe do të ishin përforcime përfekte për Real Madridin.

Garcia, i cili ka luajtur te Barcelona dhe Atletico gjatë karrierës së tij, ka thënë se dyshja mund të jenë lojtarë perfekt për gjigantin në Madrid, transmeton portali arbresh.info.

“Ata mund të përshtaten perfekt. Shpresoj që kjo të mos ndodhë sepse ata do të bëhen shumë të fortë”, ka thënë Garcia të mërkurën. “Por, Real Madridi është gjithmonë në kërkim të lojtarëve më të mirë”

“Neymar ka shfaqur se sa i madh është në këtë Kampionat Botëror dhe Mbappe ka qenë fantastik për Francën”

“Ata dy mund të jenë nënshkrime të mëdha për Real Madridin”

Transferimi i Neymarit dhe Mbappes është duke u përfolur për shkak të lidhjeve befasuese të Ronaldos për transferim tronditës te kampioni në Serie A, Juventusi./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme