Sipas raportimeve, Neymari i Paris Saint-Germain po synon një lëvizje te Manchester United këtë verë dhe e sheh “Old Trafford” si mundësin e vetme nëse do të largohet nga “Parc des Princes” sezonin e ardhshëm.
L’Equipe raportoi javën e kaluar se Manchester United ishte në bisedime të avancuara për të nënshkruar me sulmuesin e PSG-së, i cili është gjithnjë e më i hapur për një largim nga “Les Parisiens” këtë verë, pavarësisht se ka një kontratë që zgjat deri në vitin 2027.
Dëshira e tij për të bërë lëvizjen në Manchester ka bërë që Neymar të refuzojë një qasje nga një klub nga Arabia Saudite.
Manchester City gjithashtu është lidhur me një lëvizje për ish-sulmuesin e Barcelonës, dhe L’Equipe madje raportoi se Pep Guardiola e kishte thirrur lojtarin.
Megjithatë, ai është avantazh i Manchester United , duke pasur parasysh dëshirën e lojtarit për t’iu bashkuar klubit të Old Trafford./Arbresh.info/
Alex Iwobit iu zbulua dikur paga në internet dhe kishte shif...
Tentohet të vidhet banka në Korçë, policia në vendin e ngjar...
Aksident te Dheu i Bardhë, lëndohen shtatë persona
Pacolli për sulmin në Gjermani: Këta njerëz që ndryshojnë fe...
Sistemi i ri për mbrojtjen nga raketat, përforcon krahun lin...
Blerësit ankohet për çmimet, tregtarët: Ka vështirësi në fur...