Sulmuesi i Barcelonës, Neymar dëshiron që bashkëkombësi i tij Paulinho të nënshkruaj me klubin e tij duke shtuar gjithashtu se është i kënaqur që Lionel Messi rinovoi kontratën.
“Paulinho është një shok i imi në futboll. Dua që ai të nënshkruaj me Barcelonën sepse me një lojtar si ai, i cili është gjithashtu bashkëkombës i imi, ne fitojmë shumë”, tha fillimisht sulmuesi brazilian, transmeton portali arbresh.info.
Mesfushori brazilian Paulinho është njëri nga emrat më të mëdhenj te klubi kinez Guangzhou Evergrane si dhe një startues i rregullt te skuadra e Brazilit, ku ai luan së bashku me Neymarin.
Neymar është gjithashtu i kënaqur që bashkëlojtari i tij te Barcelona, Lionel Messi, ka nënshkruar kontratë të re duke komentuar argjentinasin që “nuk mund të largohet nga Barcelona sepse ai është një yll”.
“Ne duhet të kemi atë, përndryshe gjërat komplikohen”, tha Neymar, i cili synon të fitoj gjithçka sezonin e ardhshëm./arbresh.info
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën
Pacolli sot mban takim humanitar në Gjermani