Moment padyshim negativ për Neymar. Sulmuesi brazilian, i cili do të duhet të qëndrojë për një kohë të gjatë jashtë fushës së blertë pas operacionit në gju, që iu nënshtrua disa javë më parë, u akuzua nga një 35-vjeçare braziliane se e kishte shfrytëzuar për gati dy vjet.
Mediet “franceze” raportojnë se gruaja ka punuar në shtëpinë e futbollistit midis janarit 2021 dhe tetorit 2022 pa një kontratë të rregullt pune dhe në kushte ekstreme, shtatë ditë në javë, pagesa në dorë, puna jashtë orarit e papaguar, pa pushime, pa mbështetje mjekësore pavarësisht se ishte shtatzënë.
Madje ajo pohoi se ishte e detyruar të punonte deri dy javë para lindjes. Në mënyrë të veçantë, ajo duhej të kujdesej për pastrimin dhe mirëqenien e partneres së tij (duke kryer edhe detyra si estetiste), duke punuar afërsisht 20 orë më shumë se sa kërkon ligji për shërbëtoret. Për këtë arsye ajo i kërkon Neymar-it dëmshpërblim prej 368 mijë eurosh dhe madje kërcënon se do ta çojë çështjen në gjykatë.
Pasi lindi tetorin e kaluar, ajo nuk kishte asnjë kontakt me lojtarin dhe askënd rreth tij dhe iu desh të drejtohej në organizata të ndryshme bamirësie për të ushqyer fëmijët e saj.
Mediat raportuan veçanërisht deklaratat e avokatëve të gruas, të cilët u përpoqën të gjenin një marrëveshje miqësore, por nuk morën përgjigje: “Neymar shfrytëzoi situatën e pasigurt të klientit tonë për t’i imponuar kushte të padenja pune ndaj saj, në kundërshtim me normat themelore të ligjit të punës. Jemi të dëshpëruar që një personalitet i tillë ka mundur të tregojë një çnjerëzim të tillë, madje ka arritur deri aty sa e ka nxjerrë nga shtëpia klienten tonë disa ditë para lindjes, ndërkohë që ajo ankohej për dhimbje. Tani po vlerësojmë të gjitha veprimet e nevojshme.”
Intervista e Ronaldo-s me MrBeast-in po thyen rekorde, 17 mi...
Kurti: Synim i Serbisë mbetet hakmarrja, Kosova duhet të jet...
Kancelari gjerman Scholz do të kandidojë për një mandat të d...
Vrau Martin Canin gjatë një sherri dhe plagosi shokun e tij,...
Rama uron ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Analistët: Përdorimi i raketave të shpejta nga Rusia, sinjal...