Problemi bankar që shtynte regjistrimin e Neymarit si lojtar i Paris Saint Germain është zgjedhur dhe reprezentuesi brazilian është i lirë të debutojë të dielën kundër Guingamps, raporton ‘Goal’.
25-vjeçari u transferua për një tarifë rekorde prej 222 milionë euro nga Barcelona te PSG javën e kaluar por nuk ishte në gjendje të luaj për shkak të disa detajeve në regjistrimin e tij që nuk ishin finalizuar, transmeton portali arbresh.info. Këto çështje do të rregullohen brenda 24 orëve të ardhshme duke i lejuar atij të luaj në Stade du Roudourou.
Neymar ka qenë duke pritur për Certifikatën Ndërkombëtare të Transferimit, por Barcelona refuzoi të jap atë deri në momentin kur të pranojë të hollat nga skuadra franceze në llogarinë e tyre bankare.
Skuadra në Camp Nou tani ka pranuar të hollat dhe Federata e Futbollit të Spanjës dhe ka dhënë dritën e gjelbër për të dërguar certifikatën te homologu i tyre në Francë.
Derisa dokumenti të verifikohet nga Federata e Futbollit në Francë nga mesnata e së shtunës, Neymar do të jetë në gjendje të luaj në Brittany të dielën./arbresh.info
Osmani vazhdon traditën e takimit me delegacionin bipartizan...
Gjesti tregon pse dyshon Anisa se i ka hedh kunja në një kën...
Të korra me inteligjencë artificiale, teknologjia e re që po...
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Albin Kurti takon Lorik Canën: Vlerësuam rëndësinë e masiviz...
Arrestohet shqiptarja në Londër, mori pjesë në protestat pro...