Real Madridit i janë rritur shanset për të nënshkruar me sulmuesin Neymar pasi ylli i Paris Saint Germainit raportohet se ka rënë dakord për të blerë një pronë në kryeqytetin spanjoll.
Real Madridi ishte i interesuar fillimisht në Neymarin kur ai ishte një yll në ngritje te Santos, por ishte mposhtur nga Barcelona në garën për nënshkrimin e tij, transmeton portali arbresh.info. Sulmuesi theu rekord botëror verën e kaluar me transferimin në Paris Saint Germain, por diçka e tillë i hapi dyert atij gjithashtu për transferim në Real Madrid në të ardhmen.
Drejtori i Real Madridi, Florentino Perez ka ndërmend të transferoj Neymarin si një zëvendësues të superyllit veteran Cristiano Ronaldos. Të paktën raportet nga Spanja sugjerojnë që dëshira nga Perez për transferimin e 25-vjeçarit në Bernabeu do të plotësohet.
Gazetari në shoun televiziv ‘El Chiringuito’, Borja Mazarro raportoi mbrëmjen e kaluar që Neymar është duke kërkuar tashmë shtëpi në Madrid. Ai më pas plotësoi këtë me një deklaratë duke thënë:
“Babai i Neymarit ka pranuar të blejë një shtëpi në Madrid për qershor në rast se realizohet transferimi në Madird”
Zbulimi nga gazetari Mazarro është përqeshur në rrjetin social Twitter mes shembjeve të ndryshëm.
“Frank Lampard kishte një shtëpi në Barcelonë por nuk luajti asnjëherë aty… informatë e panevojshme”, ka shkruar një përdorues i këtij rrjeti social.
Në zonën 60 km/h voziti 117 km/h, policia shqipto gjobë prej...
Hamzën në Hannover dhe Köln: Kosova është shtëpia jonë e për...
Vazhdojnë paraqitjet e mira të Zhegrovës – shpallet lojtari ...
Osmani: Kosova dhe Kanadaja do ta fillojnë Programin e Bashk...
Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për K...
Erdogan synon rritjen e tregtisë me Rusinë