Google ADS

Neymar bëri diçka të rrallë në ndeshjen e tij të 51-të për PSG-në

23:51 | 9 Janar 2019
Arbresh Info

Superylli i PSG-së, Neymar arriti të bëjë diçka të rrallë dhe që nuk e ka bërë asnjëherë më parë për gjigantin francez këtë mbrëmje (e mërkurë) në ndeshjen e tyre në kuadër të Kupës së Francës kundër Guingampit.

Në minutën e 62′ të çerekfinales së Paris Saint Germainit, superylli brazilian shënoi një gol të rrallë me kokë duke i dhënë kështu epërsinë parisienëve, transmeton portali arbresh.info.

26-vjeçari arriti ta menaxhojë kohën mirë duke kërcyer në kohën e duhur para se të godas me kokë krosimin perfekt nga Thomas Meunier.

Tifozët duhet të mbajnë mend mirë këtë gol nga Neymari për gjigantin francez sepse vështirë se mund të shohim ndonjë të tillë me kokë nga superylli në ndeshjet e ardhshme.

Sidoqoftë, goli i tij nuk i mjaftoi PSG-së që u eliminua nga skuadra në fund të tabelës në Liga 1 duke përmbysur rezultatin në 1 me 2./arbresh.info/

Shikoni golin e rrallë nga Neymar më poshtë:

https://twitter.com/viavideogoals/status/1083114297004355585

https://twitter.com/OptaJean/status/1083115438165450753

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme