Google ADS

Neymar arrin moment historik në karrierën e tij pas dy golave ndaj Bordeauxit (FOTO/VIDEO)

19:32 | 30 Shtator 2017
Arbresh Info

Superylli brazilian Neymar ka arritur sot (e shtunë) një moment historik në karrierën e tij pasi realizoi dy herë gjatë përballjes së PSG-së me Bordeauxin.

Dy skuadrat u takuan kokë me kokë në stadiumin Parc des Princes në kuadër të Ligës 1 dhe nikoqirët triumfuan duke përforcuar kreun e tabelës, transmeton portali arbresh.info.

Problemet e fundit në kampin e Paris Saint Germainit janë harrur ditëve të fundit dhe djelmoshat e trajnerit Unai Emery kanë qenë të pandalshëm nga Bayern Munichu duke mposhtur ata në Ligë të Kampionëve me rezultat 3 me 0.

Numri i madh i golave nga skuadra franceze duket se nuk ka të ndalur, pasi Neymari vendosi liderin e tabelës në epërsi pas vetëm 5 minutave me një supergol nga gjuajtja e lirë.

https://twitter.com/goal/status/914146898025549825

Edinson Cavani dyfishoi epërsinë pas një asistimi nga braziliani para se Thomas Meunier t’i jepte ndeshjes duke shënuar në minutën e 21′.

Por, golat nuk u ndalën këtu, pasi Neymar shënoi edhe një herë në minutën e 40 përmes goditjes nga pika e bardhë.

https://twitter.com/GoalUK/status/914154891777576961

Cavani i lejoi bashkëlojtarit të tij goditjen nga penalltia dhe lojtari më i shtrenjtë në historinë e futbollit arriti një moment tjetër historik në karrierën e tij.

Në mënyrë të jashtëzakonshme, numri i golave në karrierën e Neymarit tani është 300-të pavarësisht se ish ylli i Barcelonës është vetëm 25-vjeçar.

Më poshtë keni numrin e golave të shënuar për klube nga Neymar./arbresh.info/

https://twitter.com/BrazilEdition/status/914159858806648832

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme