Neymar arrin marrëveshje me presidentin e Real Madridit

18:17 | 1 Dhjetor 2017
Arbresh Info

Sipas raporteve në Spanjë, Neymar ka rënë dakord me presidentin e Real Madridit, Florentino Perez, që t’i bashkohet klubit.

Sulmuesi i Paris Saint Germain u largua nga Barcelona gjatë verës për skuadrën franceze, por javëve të fundit është përfolur shumë rreth një transferimi të mundshëm në Real Madrid, transmeton portali arbresh.info.

Dhe, tani gazeta spanjolle ‘Don Balon’ është duke pretenduar se Neymar do të transferohet në Bernabeu për sezonin 2019/20. Ai është duke u vlerësuar si një zëvendësues i Cristiano Ronaldos, kontrata e të cilit skadon në të njëjtën kohë.

Lexo edhe: Shkodran Mustafi shpallet lojtari më i mirë në Premierë Ligë

Real Madridi nuk dëshiron t’i bëjë presion PSG-së rreth Neymarit, andaj ka zgjedhur të vazhdojë për të mbajtur raportet mirë me gjigantin francez. Ata ia kanë bërë të qartë brazilianit dhe babait të tij që sulmuesi duhet të jetë personi që nxit largimin e tij.

Neymar ka qenë në formë sensacionale qysh pas kalimit në PSG duke shënuar 15 herë si dhe duke krijuar 11 asistime brenda të gjitha kompeticioneve.

Real Madridi tentoi për të nënshkruar me 25 vjeçarin këtë verë para se ai të kalonte në Paris. Por, Perez është i vendosur për të siguruar shërbimet e tij megjithëse është në dijeni rreth fuqisë financiare që posedon PSG.

Real Madridi rikthehet në aksion në La Liga nesër në përballjen ndaj Athletic Bilbaos. Nga ana tjetër, PSG kërkon të thellojë edhe më tej kreun në Liga 1 ndaj Strasbourgut./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme