Newcastle United synon yllin e Real-it

15:36 | 28 Prill 2020
Arbresh Info

Newcastle United pritet që në verë të bëjë transferime të mëdha.

Me drejtuesit të rinj nga Saudia pritet që Newcastle të rikthehet përsëri në nivelin e lartë, transmeton portali arbresh.info.

Objektivi më i fundit është sulmuesi i Real Madrid, Lucas Vazquez.

Spanjolli që disa vite është në “Santiago Bernabeu”, por ende nuk ka fituar besimin e Zinedine Zidane, për të qenë në formacionin e parë, andaj ekziston mundësia e largimit.

“Los Blancos” janë të gatshëm të shesin 28-vjeçarin, nëse paguhet vlera e 35 milionë euro.

Të interesuar për Vazquez janë edhe disa skuadra duke përfshirë Romën e Lazion./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme