Newcastle United ndër klubet e interesuara për yllin e Bayern Munchen

09:34 | 27 Janar 2022
Lorik Gerbeshi

Newcastle United thuhet se po synon një lëvizje ambicionze transferimi për sulmuesin e Bayern Munchen, Thomas Muller.

Magpier janë nën presonësi të re që nga marrja e tyre nga Arabia në fillim të këtij sezoni, gjë që tani duhet t’u japë atyre burimet për të konkurruar për lojtarët më të mirë në botë në tregun e transferimeve.

Muller ka pasur një karrierë të shkëlqyer në Allianz Arena dhe është e vështirë të imagjinohet që ai të luajë për dikë tjetër, por duhet se ai është ylli i fundit elitar që lidhet si objektiv i Newcastle.

Sipas, Christian Falk i “Sport Bild”, Everton është i interesuar për gjermanin.

Kieran Trippier dhe Chris Wood i janë bashkuar Newcastle këtë janar dhe pritet që së shpejti do të jenë edhe emra tjerë të mëdhenj, me Muller një nënshkrium ëndërrash për skuadrën angleze.

32-vjeçari ka shënuar mbi 200 gola në mbi 600 ndeshje në një karrierë të shkëlqyer për Bayernin, me paraqitjet e tij duke ndihmuar gjigandët bavarez të fitojnë një mori nderimesh të mëdha në dekadën e fundit apo më shumë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme