Google ADS

Newcastle United gati ofertën e parë për Gareth Bale

14:48 | 12 Maj 2020
Arbresh Info

Sulmuesi Gareth Bale, nuk është i lumtur te Real Madrid, andaj klubi do dëgjojë ofertat gjatë kësaj merkato verore.

Mirëpo, ende asnjë skuadër nuk ka pyetur për çmimin e Bale, shkaku i pagesës së tij të lartë, ndërsa klubi kinez që ishte afër për të transferuar verën e kaluar ka humbur interesimin, transmeton portali arbresh.info.

Por, sipas AS, destinacioni i radhës për uellsianin mund të jetë Newcastle United.

Klubi anglez brenda disa jave do të drejtohet nga drejtuesit e Saudisë Arabike, të cilët kanë premtuar se do e rikthejnë klubin në formën e duhur.

Thuhet se ata do ofrojnë 60 milionë euro për Bale dhe do pranojnë ta paguajnë lojtarin aq sa ai dëshiron./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme