Newcastle United ka arritur të shkaktojë befasi duke mposhtur Arsenalin me rezultat të pastër 2-0.
Topçinjtë e kishin me patjetër fitoren, për të mbajtur pozitën e katërt në kampionat, por një gjëje të tillë nuk ia arritën.
Pjesa e parë përfundoi ashtu siç filloi me rezultat të barabartë 0-0, përkundër disa rasteve të mira që kishin dy skuadrat.
Goli i parë në ndeshje erdhi 10 minuta pas fillimit të pjesës së dytë, kur Ben White devijoi një top i cili përfundoi në rrjetë për t’i dhënë epërsinë 1-0 vendasve.
Arsenali me të gjitha forcat u hodh në sulm për të barazuar rezultatin, duke rrezikuar portën e vendasve, por pa sukses.
Pesë minuta para fundit të ndeshjes, ishte mesfushori Bruno Guimaraes që realizoi golin për rezultatin përfundimtar 2-0.
Me këtë humbje Arsenalit i zbehen edhe më shumë gjasat për një vend në Ligën e Kampionëve, pasi mbetet në vendin e pestë me 66 pikë, dy më pak se Spurs që ndodhen në vendin e katërt.
Ndeshjen e radhës Arsenali e zhvillon në Emirates Stadium përballë Evertonit, derisa Newcastle United luan në udhëtim te Burnley.
Gjermanët paralajmërojnë tifozët: Kujdes në Beograd, droga d...
Koalicionit AAK-Nisma i bashkohet ‘Lista Ideali’
Driloni flet për largimin e Edit dhe miqësinë me të
Kryebashkiakja e Durrësit në pesëvjetorin e tërmetit: Rindër...
Kumbaro ndan artikullin e “El Periódico” për Shqipërinë: Jo ...
Rita Ora feston sot ditëlindjen e 34-të