Newcastle planifikon të nënshkruajë me pesë lojtarë deri para orës 23:00

10:31 | 31 Janar 2022
Lorik Gerbeshi

Newcastle United mund të bëjë deri në pesë transferime deri në mbylljen e afati kalimtar sonte në orën 23:00, sipas gazetarit, Dean Jones.

Tashmë ka qenë një muaj plot tension në tregun e transferimeve për Magpies, por dritarja e janarit mund të përfundojë me një zhurmë.

Biznesi i Newcastle ka qenë padyshim historia më e madhe a afatit kalimtar të janarit, pas marrjes së klubit nga PIF nga Arabia Saudite në tetor.

Një fluks i madh financiar i kombinuar me kërcënimin e rënies nga kategoria, Newcastle ka pasur nevojë për përforcime këtë muaj dhe ka arritur të sjellë disa.

Ata tashmë kanë nënshrkuar me reprezentuesin anglez, Kieran Trippier, ish-sulmuesi i Burnley, Chris Wood dhe mesfushorin Bruno Guimares nga Lyon./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme