Google ADS

Newcastle mposht Manchester United, vazhdon tersi i Mourinhos në St’James Park

17:17 | 11 Shkurt 2018
Arbresh.info

Newcastle United ka fituar ndaj Manchester United me rezultat minimal 1 me 0 në takimin e vlefshëm të javës së 27, të Premierligës.

Vendasit arritën të bëjnë një paraqitjet ë mirë, posaçërisht në pjesën e parë, ndërsa në të dytën u mbrojtën bukur.

Shansin e parë në takim e kishte Jonjo Shelvey në minutën e gjashtë, por David de Gea nuk lejoi që rrjeta e tij të tundet.

Mysafirët u kthyen në lojë duke rrezikuar kështu me Jesse Lingard (32′) dhe Anthony Martial (37′), por me rezultatin 0-0 përfundoi pjesa e parë.

Alexis Sanchez në minutën e 57-të ishte shumë afër golit, por një nga mbrojtësit kundërshtarë ia mohoi golin duke e larguar nga vija e portës.

Golin e vetëm në takim e shënoi Matt Ritchie në minutën e 65-të.

Pas kësaj mysafirët paksa u ngallën dhe shansin më të mirë për të barazuar rezultatin e kishte Martial në minutën e 77-të.

Pas kësaj humbje Man Utd vazhdon në vendin e dytë me 56 pikë, kurse Neëcastle ngjitet në pozitën e 13-t me 28 pikë.

Ndeshja e ardhshme e skuadrës së Jose Mourinhos është ndaj Chelseat, kurse ajo e Rafa Benitez kundër Bournemouthit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme