Newcastle me ‘ofertë stratosferike’ për të nënshkruar me Dembelen

10:04 | 28 Nëntor 2021
Lorik Gerbeshi

Newcastle United thuhet se është në ‘pole-position’ për të nënshkruar me Ousmane Dembele nga Barcelona si një transferim i lirë në verë.

Kontrata e 24-vjeçarit është caktuar të skadojë në verë dhe ai ende nuk e ka përkushtuar të ardhmen e tij në klub, pavarësisht ardhjes së Xavit si trajner.

Xavi i ka thënë Dembeles se ai është një fans i madh i tij dhe beson se i ka të gjitha cilësitë për të qenë një nga anësorët sulmues më të mirë në botë.

Pavarësisht kësaj, gazeta “Mundo Deportivo” pretendon se Dembele po i afrohet gjithnjë e më shumë një transferimi në Ligën Premier në vitin 2022.

Newcastle, tani e menaxhuar nga Eddie Howe dhe të mbështetur nga pronarë miliarderë të Arabisë Saudite, kanë krijuar një paketë shumë tërheqëse për pagën e Dembeles.

Dembele do të fitonte 15 milionë euro në vit pagë, përveç një bonusi të madh prej 15 milionë eurosh për marrëveshjen që do ta sillte si lojtar të lirë.

Situata financiare e Barcelonës është ende e rëndë dhe ata nuk do të jenë në gjendje ta përballojnë atë ofertë që janë gati t’ia bëjnë klubi anglez.

Francezi është në gjendje të fillojë negociatat me klube nga muaji janar dhe përveç Newcastle, ka edhe ekipe tjera në Angli të interesuara për francezin.

Manchester United ka qenë i lidhur me një lëvizje në vitet e fundit dhe ishte afër nënshkrimit të Dembeles në huazim në vitin 2020.

Ata po vëzhgojnë çdo zhvillim, por ardhja në verë e Jadon Sancho dhe paraqitjet e Mason Greenwood do të thotë se Dembele nuk është më një prioritet transferimi.

Dembele mbërriti te Barcelona nga Borussia Dortmund në vitin 2017 dhe ai i kushtoi gjigantëve katalunas mbi 100 milionë euro.

Dëmtimet e shpeshta e kanë dëmtuar karrierën e tij në Spanjë dhe qëndrimi i tij gjithashtu i ka lënduar njerëzit, duke ardhur me vonesë në stërvitje disa herë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme