Google ADS

Newcastle “gjunjëzon” Chelsean dhe merr tri pikë të rëndësishme në garën për kualifikim në Evropë

18:05 | 25 Nëntor 2023
E.K

Newcastle United e ka mposhtur Chelsean me rezultat të thellë 4-1 në kuadër të javës së 13-të në elitën e futbollit anglez.

Vendasit morën avantazhin në minutën e 13-të përmes Alexander Isak i cili u shërbyë mirë në zonë nga Lewis Miley për të shënuar për 1-0.

Chelsea barazoi shifrat në minutën e 23-të pas një ekzekutimi perfekt të gjuajtjes së lirë nga Raheem Sterling që shënoi për shifrat 1-1.

Newcastle pati dy mundësi të arta shënimi me Joelinton dhe Trippier por nuk arritën të gjejnë rrugën e rrjetës.

Me rezultat të barabartë përfundoi edhe 45 minutëshi i parë i kësaj përballje.

Në minutën e 60-të Jamal Lascelles shkëputet mirë në ajër dhe bën një goditje fantastike me kokë për të shënuar për 2-1 dhe portieri nuk pati mundësi të reagonte.

Menjëherë në aksionin vijues një gabim fatal i Thiago Silvas i kushtoi rëndë “Bluve të Londrës” dhe Neëcastle gjeti golin e tretë përmes Joelinton i cili nga afërsia nuk gabon për 3-1.

Mysafirët mbetën me një lojtar më pak në fushë kur në minutën e 73-të, pasi kapiteni Reece James u përjashtua nga loja pasi dy kartonëve të verdhë.

Këtë e shfrytëzuan për mrekulli vendasit që shënuan edhe një herë tjetër në minutën e 82-të, kësaj radhe me Antony Gordon i cili realizoi për rezultatin 4-1.

Deri në fund nuk pati më raste të mira shënimi dhe Newcastle mori fitoren e parë pas dy humbjeve rresht ndërsa Chelsea u rikthye te humbjet pas tri ndeshjesh me rezultate pozitive./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme