Gary Neville ka zgjedhur 11-shen më të mirë të Manchester Unitedit, me Cristiano Ronaldo dhe Carlos Tevez të përfshirë në skuadrën e mbushur me yje.
Dyshja sulmuese ishin të dy pjesë e ekipit të Unitedit që fituan Ligën Premier dhe Ligën e Kampionëve në sezonin 2007/08 përpara se të largoheshin për në Real Madrid dhe Manchester City përkatësisht në verën e vitit 2009.
Sidoqoftë, Neville thjesht ndjeu se duhej t’i vinte në formacionin më të mirë kur një tifoz në Twitter i kërkoi të zgjidhte një 11-she të Unitedit më të mirë të të gjitha kohërave që nuk përfshinte asnjë lojtar britanik.
Dhe megjithëse shumica ishin zgjidhje të pritura, ish-kapiteni i Unitedit bëri disa zgjedhje provokuese.
Portieri legjendar Peter Schmeichel u zgjodh përpara Edwin van der Sar në portë, me Rafael da Silva, Jaap Stam, Nemanja Vidic dhe Patrice Evra në mbrojtje.
Në mesfushë është ka zgjidhje interesante. Bruno Fernandes fiton një vend pavarësisht se u bashkua me Unitedin vetëm në janar të këtij viti dhe ai është partner i argjentinasit Juan Sebastian Veron.
Mesfushori argjentinas konsiderohet një dështim i madh te United pas transferimit nga Lazio në vitin 2001, por Neville e vlerësoi atë mjaftueshëm për ta futur në skuadër.
Ronaldo dhe Tevez janë lojtarët që janë zgjedhur si anësor sulmi dhe mbështesin dyshen Eric Cantona dhe Ruud van Nistelrooy si sulmues qendre. /Telegrafi/
Shërbimi Korrektues nesër mban Maratonën “Vrapimi i Nd...
Përkeqësimi i motit sjell probleme me energjinë dhe rrugë të...
“Mbaje përgjegjësinë”, Sara e rreptë me Drilonin – por pse?
Dardan Berisha: Kosova ndaj Irlandës do ta tregojë fytyrën e...
Njëmbëdhjetë persona të vrarë nga sulmet e Izraelit në Bejru...
Ushtarët e KFOR-it kryejnë patrullime në qytetin e Istogut