Neuer: Tash e tutje ndeshjet janë si finale

21:16 | 19 Qershor 2018
Arbresh.info

Manuel Neuer thotë se të gjitha ndeshjet e mbetura të Gjermanisë në Kampionatin Botëror do të jenë si finale.

Kampioni në fuqi e humbi ndeshjen hapëse në Grupin F nga Meksika me rezultat 1-0, ndërsa për kundërshtar të radhës e ka Suedinë që ka arkëtuar tri pikë nga përballja e parë.

Die Mannschaft janë nën presion, pasi nuk guxojnë të bëjnë gabime të tjera në dy ndeshjet e mbetura në fazën grupore.

“Tash e tutje kemi vetëm finale. Lojtarët duhet të tregojnë se çfarë mund të bëjnë, por jam i bindur se mund t’ia dalim”.

“Nuk mund të ndryshojmë asgjë duke u ankuar për atë çfarë ka ndodhur, të gjithë e dimë këtë”.

“Duhet të përpiqemi që ta lëmë pas nesh sa më shpejtë që është e mundur”, ka deklaruar Neuer gjatë një konference nga hoteli ku po qëndron kombëtarja e tij.

Ndeshjen kundër Suedisë, Gjermania e zhvillon ditën e shtunë (23 qershor) në Sochi. Ndërsa ndeshjen e fundit të fazës grupore e zhvillon kundër Koresë së Jugut më 27 qershor në Kazan.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme