Google ADS

Neuer nuk luan për Bayernin këtë sezon, rrezikon Kampionatin Botëror

16:34 | 9 Maj 2018
Arbresh Info

Portieri i Bayern Munichut dhe Gjermanisë, Manuel Neuer nuk do të luaj në dy ndeshjet e fundit të këtij sezoni në Bundesliga dhe vendi i tij në Kampionatin Botëror është i dyshimtë.

Trajneri i Bayern Munichut, Jupp Heynckes ka thënë për ‘Kicker’ se Neymar nuk do të luaj në ndeshjen e fundit të këtij sezoni në ligë kundër Eintracht Frankfurt, transmeton portali arbresh.info.

Heynckes ka thënë se nuk dëshironte të marr ndonjë rrezik me portierin, i cili ka fituar Kampionatin Botëror me Gjermaninë në vitin 2014.

Neuer mungoi gjatë gjithë sezonit për shkak të këmbës së thyer, por edhe pse ka arritur në stërvitje, rikuperimi i tij nuk ka shkuar siç është pritur.

Ai ka thënë së fundmi se nuk mund ta imagjinoj të shkoj në Kampionatin Botëror pa luajtur asnjë ndeshje./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme