Google ADS

Neuer: E kemi merituar të eliminohemi

10:50 | 28 Qershor 2018
Arbresh.info

Kombëtarja e Gjermanisë është eliminuar dje nga Kupa e Botës Rusia 2018.

Të gjithë kanë reaguar për këtë lajm, përfshirë edhe kancelaren gjermane Angela Merkel, shkruan portali arbresh.info.

Tani edhe kapiteni i ‘Die Mannschaft’, portieri Manuel Neuer ka reaguar duke thënë se eliminimi i tyre sado i hidhur të jetë ishte i merituar.

“Të dashur tifozë! Ne jemi të zhgënjyer po aq sa ju! Kupa e Botës është vetëm çdo katër vjet dhe ne kemi bërë aq shumë. Na vjen keq që nuk kemi luajtur si kampionë bote. Për këtë e kemi merituar të eliminohemi, sado e hidhur që është”, është shprehur Manuel Neuer.

Katër vjet më parë Gjermania në Botërorin, Rio 2014 doli fituese pas përballjes me Argjentinën./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme