Drejtori sportiv, Hasan Salihamiczic ka thënë se portieri Manuel Neuer, e di vlerën e tij te klubi gjerman.
Bayern nuk është duke arritur të rinovojë marrëveshje me Neuer, shkaku që ky i fundit kërkon marrëveshje pesëvjeçare, transmeton portali arbresh.info.
Mirëpo, “Bavarezët” besojnë se kontrata afatgjatë është shumë e madhe për një 34-vjeçar.
Salihamidzic ka thënë se gjermani e di vlerën në klub dhe shpreson që ta rinovojë kontratën.
“Manuel e di se ne e vlerësojmë. Kam luajtur me Oliver Kahn. E di sa është i nevojshëm në skuadër një portier i nivelit botëror”.
“Manuel është portier i nivelit botëror. Ka vlerë të madhe në klub, pra shpresoj që ta rinovojmë edhe më shumë”, theksoi ai.
Nëse ndodh largimi i gjermanit nga “Allianz Arena”, atëherë Chelsea ka interesim./arbresh.info.
Diplomatët amerikanë në Siri, për herë të parë pas rënies së...
Numri i serbëve në Kosovë – vetëm sipas vlerësimit
Sikorski: Shqipëria lider në procesin e anëtarësimit
Njohja e pasaportave nga Armenia, Kurti thotë se ky dokument...
Infantino: Kosova jorastësisht në Top 100 të Ranglistës së F...
Sulm me thikë në një shkollë të Zagrebit, vdes një 7 vjeçar